Ballkani fiton minimalisht ndaj Gjilanit

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Gjilanit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Golin e fitores për skuadrën suharekase e shënoi Mevlan Zeka në minutën e 71’.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 64 pikë, po aq pikë sa ka edhe Drita.

Ndërkaq, Gjilani mbete në vendin e katërt me 43 pikë.