Besart Berisha prezantohet te Prishtina

Prishtina gjatë ditës së sotme ka prezantuar transferin e tyre më të ri, qendërsulmuesin Besart Berisha.

Besart Berisha gjatë ditës së sotme është prezantuar në zyret e klubit të Prishtinës.

36 vjeçari ka thënë se Prishtina është klub i madh dhe e ka përcjellur gjithmonë.

“Prishtina është klubi më i madh. E kam përcjellë gjithmonë. Kam pasur kontakt me këtë klub dhe jam i lumtur që kam ardhur dhe mezi pres t’i bashkohem skuadrës, stafit të trajnerëve e bashkëlojtarëve. Si futbollist i kam marrë sfidat me punë e njëjtë do të jetë edhe këtu. Dëshira ime ka qenë të luaj për Prishtinën dhe kampionati i Kosovës ka ndryshuar shumë. Shpresoj t’i ndihmoj klubit dhe lojtarëve të rinj”, ka thënë ish-sulmuesi i Kombëtares së Kosovës.

Presidenti i klubit Remzi Ejupi i ka thurur elozhe Besart Berishës duke thënë se 36 vjeçari do të kontribuojë shumë në klubin e Prishtinës.

“Besarti në të ardhmen në Prishtinë do të kontribuojë shumë. do të kenë të rinjtë arsye e motiv shtesë. Ai do të na ndihmojë jo vetëm në rezultate, por edhe për motiv”, ka thënë Ejupi në konferencën e prezantimit.