Batatina: Llapin dhe Barcelonën po i përcjell i njëjti fat

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar pas fitores së sotme ndaj Dukagjinit se lojtarët e tij kanë qenë të ngarkuar.

“Ka qenë më shume ndeshje nervash sesa futbolli. Lojtarët kanë qenë të ngarkuar shumë dhe kjo ka ndikuar në këtë ndeshje që të mos e aplikojmë lojën tonë, pasi i kemi dashur pikët”, ka theksuar Batatina.

Ai ka thënë se Barcelonën dhe Llapin po i përcjell i njëjti fat.

“Nuk kemi bërë lojë të bukur por kemi dashur t’i marrim pikët dhe kjo ka qenë e rëndësishme. Në disa ndeshje na ka munguar fati që të jemi më lartë në tabelë. Kampionati është shumë i gjatë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën. Kemi qenë të kujdesshëm në mbrojtje dhe në fund arritëm t’i marrim pikët e plota. Barcelonën dhe Llapin po i përcjell i njëjti fat, por të dyja skuadrat do të kthehen fuqishëm”, ka shtuar Batatina.

Llapi sot e shënoi fitoren e parë në Superligë.

Llapi shijon fitoren e parë në Superligë