Llapi shijon fitoren e parë në Superligë

Llapi e ka shijuar fitoren e parë në Superligë duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 1-0, pas tetë xhirove.

Golin e fitores për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina e shënoi Rivera në minutën e 10’.

Pas kësaj fitoreje Llapi i grumbullon gjashtë pikë, duke u pozicionuar në vendin e fundit me gjashtë pikë.

Kurse, Dukagjini mbetet në vendin e tetë po ashtu me gjashtë pikë.