Basketboll: Ponte Prizreni reagon pas përleshjes ndaj Pejës

Klubi i basketbollit Ponte Prizreni ka reaguar pas ndërprerjes së ndeshjes me KB Pejën.

Kjo ndeshje u ndërpre pas përfundimit të pjesës së parë, për shkak se basketbollistët e të dy skuadrave u përfshinë në përleshje.

Ponte Prizreni ka akuzuar basketbollistin e Pejës, Dardan Berishën si provokatorin e kësaj situate.

Ponte po ashtu ka thënë se kjo përleshje erdhi për shkak të neglizhencës së komesarit të garave, Faton Kurshumliut.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Ponte Prizrenit: