Ponte Prizreni nuk pajtohet me vendimin e FBK-së që ia dha fitoren me rezultat zyrtar Pejës

Federata e Basketbollit e Kosovës, sot doli me vendim zyrtar për ndeshjen Ponte Prizreni – Peja, që u ndërpre dje për shkak të përleshjeve mes basketbollistëve dhe zyrtarëve të dy klubeve.

FBK-ja njoftoi se ka marrë vendim që fitorja t’i takoj Pejës me rezultat zyrtar 20:0.

Me këtë vendim nuk po pajtohet Ponte Prizreni, duke dalë me një komunikatë për media.

Ponte Prizreni e ka cilësuar këtë vendim si tendencioz dhe të një anshëm.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të Ponte Prizrenit: