Basketboll: Peja triumfon ndaj Ponte Prizrenit

Peja ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 92-100, në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Play Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e nisi më mirë Ponte duke fituar çerekun e parë me shifrat 26-26.

Në 10 minutëshin e dytë u këndell Peja duke e fituar me rezutlat 14-22, për të shkuar në pushim me shifrat 50-48.

Peja tregoi lojë të mirë edhe në çerekun e tretë duke fituar me rezultat 20-29.

Çereku i katërt u mbyll me shifrat 22-23 për Pejën e cila triumfoi në fund me rezultatin 92-100.

Te Ponte Prizreni u dalluan Divine Myles me 24 pikë e 10 asistime, Arti Hajdari me 25 pikë dhe Këame Vaughn me 25 pikë, kurse te Peja më të mirët ishin Brandon Ëalters me 25 pikë e 16 kërcime, Aj Ëalton me 15 pikë e 16 asistime, Lis Shoshi me 11 pikë e 10 kërcime.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet të martën në Prizren, kurse skuadra që shënon tri fitore do të kualifikohet në finalen e madhe.