Bashkimi e mposht Feronikelin në Drenas

Bashkimi ka fituar në udhëtim ndaj Feronikelit me rezultat 82-66, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Prizrenasit ishin bindshëm më të mirë në çerekun e parë, duke e fituar 12:24 dhe epërsinë e krijuar e ruajtën deri në fund, duke triumfuar me rezultat 66:82.

Dayon Griffin ishte më i miri te skuadra nga Drenasi me 31 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Kurse te skuadra prizrenase u dalluan Corey Ross me 21 pikë e pesë kërcime, Terik Bridgeman me 20 pikë e shtatë kërcime dhe Stevie Clark me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Nikli ka pesë fitore dhe 19 humbje, kurse Bashkimi 15 fitore dhe nëntë humbje.