Ballkani kërkon daljen në garat europiane, Drita shkon për festë në Suharekë

Ballkani dhe Drita do të luajnë sot për synime krejtësisht të kundërta, në kuadër të xhiros së fundit në Superligën e Kosovës.

Drita tashmë zyrtarisht si kampione e Kosovës do të shkoj në Suharekë që ta festojë titullin e tretë në histori të klubit.

Gjilanasit do të përballen me Ballkanin pa presion.

Kurse, Ballkani kërkon fitore që ta zë vendin e dytë, vend i cili i dërgon në garat europiane.

Ballkani do ta zinte vendin e dytë në rast se Gjilani dështon të fitojë ndaj Flamurtarit në Prishtinë.

Kujtojmë se Ballkani e ka edhe një mundësi që të dali në garat europiane nëse e fiton Kupën e Kosovës ndaj Prishtinës më 29 korrik.

Ballkani – Drita luhet nga ora 17:00, në Suharekë.