Ballkani fiton me lehtësi ndaj Besës në Pejë

Ballkani ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 0-3, ndaj Besës në Pejë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Superligë.

Vlen të theksohet se ndeshja u zhvillua në një mot shumë të keq nga reshjet e borës.

Mesfushori Edvin Kuc  shënoi për 0-1, në minutën e 21’.

Për 0-2, shënoi Blendi Baftiu në minutën e 43’.

Baftiu shënoi përsëri për 0-3, pas një minuti për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Ballkani mbetet në vendin e dytë me 41 pikë, tri më pak se Drita që është në vendin e parë.

Kurse, Besa në vendin e fundit me gjashtë pikë.