Latifi viziton te lenduarit nga shperthimi ne lokalin ne fshatin Ratkoc te Rahovecit

Smajl Latifi viziton të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Ratkoc

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar të lënduarit  në Spitalin e Gjakovës, pas shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Ai përmes një publikimi në Facebook ka thënë se të gjithë të lënduarit janë trajtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Vizitova në Spitalin e Gjakovës të lënduarit nga shpërthimi në Ratkoc.

Pashë nga afër gjendjen e bashkëqytetarëve dhe njëkohësisht u sigurova nga Drejtori i Spitalit, Ahmet Asllani se të gjithë të lënduarit janë trajtuar dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”, ka shkruar Latifi.

Gjithashtu, Latifi mbrëmë ka vizituar edhe vendin e ngjarjes ku ka shpërthyer bombola e gazit.

Ndryshe, mbrëmë në një lokal në fshatin Ratkoc të Gjakovës, katër persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Të lënduarit janë duke qëndruar në hospitalizim në spitalin e Gjakovës “Isa Grezda”.

 

https://kallxo.com/shperthimi-ne-ratkoc-4-te-lenduar-mbeten-ne-trajtim-mjekesor-ne-spital-2/