Roger Federer i lumtur pas triumfit të sotëm në Australian Open në Melburn - Foto: REL/Reuters

Zvicerani Federer Triumfoi në Australian Open

Tenisti zviceran, Roger Federer, e ka fituar edhe titullin e tij të 20-të në turnetë Grand Slam, pasi sot triumfoi në finale të Australian Open në Melburn, duke e mposhtur kroatin, Marin Çiliq, pas pesë seteve të duelit.

Federerit 36 vjeçar iu nevojitën më tepër se tri orë për ta arritur edhe triumfin e tij të gjashtë në këtë turne prestigjioz.

Pas kësaj fitoreje, Roger Federer mbetet i dyti në ranglistën e lojtarëve më të mirë në botë, pas tenistit spanjoll, Rafael Nadal.

Në konkurrencën e femrave, dje në finale, Caroline Wozniacki nga Danimarka, e mundi rivalen nga Rumania, Simona Halep. (REL)