Zhduket një person në Pejë

Një qytetar nga Peja ka raportuar dje në Polici për zhdukjen e vëllait të tij.

Sipas ankuesit, vëllai i tij ka dalë nga shtëpia në mëngjes dhe nuk është kthyer më.

Ankuesi ka treguar se vëllai i tij vuan nga një sëmundje psikike dhe përdor terapi.

Rasti nën hetime nga njesitet policore.