Zbulohet shtatorja e Beg Rizajt, vëllau i tij ‘përplaset’ me kryeministrin

Gjatë ceremonisë së zbulimit të shtatores së Beg Rizës në Deçan, kanë marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.  Por, vëllai i Begë Rizës, Aliu, ka penguar kryeministrin Haradinajat që të zbulojnë shtatoren e të Beg Rizaj, i vrarë në Kumanovë.

Nuk dihet çfarë u ka thënë, por shihet që ka pasur konflikt verbal mes tyre dhe pas kësaj kryeministri Haradianj është larguar.

Zbulimin e shtatores e bëri vëllau i Beg Rizës, por pa zyrtarë qeveritarë, anipse ata ishin prezent.

Vëllai i Beg Rizajt nuk e lejon Haradinajn ta zbulojë shtatoren

Të burgosurit pas luftimeve në Kumanovë më 9 e 10 maj të vitit 2015 u dënuan nga një gjykatë në Shkup me 746 vjet burg.

Në përleshjet e para dy vjetëve në Kumanovë vdiqën tetë policë dhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, në mesin e tyre edhe Beg Rizaj.

https://kallxo.com/veteranet-protestojne-per-denimet-ne-rastin-kumanova/