Gjimnazi 'Vladimir Nazor' në Zarë

Zara Ofron Mësimin Shqip për ta Mbajtur Gjallë Kulturën “Arbëreshe”

Një shkollë në Dalmaci të Kroacisë po fut si lëndë mësimore gjuhën shqipe, nismë që pjesërisht synon të mbajë gjallë gjuhën dhe kulturën e një komuniteti të vogël dhe të lashë të migrantëve shqiptarë të hershëm të njohur si Arbanasi.

Drejtor i shkollës, Rade Simiceviç i tha BIRN se gjimnazi Vladimir Nazor në qytetin bregdetar të Zarës po e ofron lëndën me zgjedhje për rreth 46 nxënës të dy klasave.

Orët mësimore zhvillohen në formulën “Modeli C”. Kjo i lejon minoritetet të mësojnë gjuhën dhe kulturën e komunitetit të tyre, me miratimin e Ministrisë së Arsimit të Kroacisë – por lënda nuk ndikon në notat e tyre në shkollë.

“Shkolla i ofron atyre ku mund ta mësojnë, por notat e tyre nuk përfshihen në diplomë. Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sporteve po paguan mësuesit që do të bëjnë lëndët,” shpjegoi Simiceviç.

Lajmi për kursin e ri të gjuhës në shkollë u dha të shtunën, në prani të ambasadorëve të Kosovës dhe Shqipërisë, Uliks Emra dhe Ilir Melo.

Përveçse u bë shtëpi e shqiptarëve që erdhën në Zarë gjatë periudhës jugosllave të shekullit 20, qyteti i Dalmacisë është gjithashtu shtëpi e një komuniteti më të vjetër Arbanasi ose Arbëresh.

Komuniteti migroi në Zarë në shekullin 18 nga ajo pjesë që është tani Shqipëria veriore dhe shumë jetojnë ende në lagjen që ka marrë emrin e tyre dhe që quhet Arbanasi.

Ata flasin një nga dialektet ose gjuhët më të rralla në Evropë, e folur sot nga vetëm 300 deri në 500 persona. Ajo kombinon elementë të dialektit geg shqiptar me dialektin dalmat të Kroacisë dhe pak italisht.

http://kallxo.com/zyrtarizohet-mesimi-ne-gjuhen-shqipe-ne-zare-te-kroacise/

Kryesisht katolik, komuniteti nuk e sheh më veten si shqiptar por si kroatë arbëresh.

Qyteti i tyre i origjinës është Shkodra dhe besohet se kanë migruar në Zarë në tre valë në vitet 1726, 1727 dhe 1733 drejtuar nga peshkopi i atëhershëm katolik i Tivarit, Vincenc Zmajeviç, që kundërshtoi islamizimin e shqiptarëve në Perandorinë Otomane.

Profesori Isak Shema, një specialist i gjuhës dhe kulturës së arbëreshëve me bazë në Kosovë ka kaluar shumë kohë në Zarë dhe Zagreb gjatë tre viteve të fundit dhe ka hartuar kurrikulën për gjuhën dhe kulturën shqiptare, që u miratua nga ministria.