Foto: Zara/Facebook
Zara mbyll 500 dyqane në Rusi
05.3.2022 - 13:36
Që nga 6 marsi, Zara do të mbyllë të gjitha 502 dyqanet e saj të veshjeve në Rusi, thotë pronari i saj Inditex.
Biznesi global i modës do t’i mbyllë të gjitha dyqanet e tetë markave të tij: Zara, Pull & Bear, Massimo Dutti, Bershka, Stradivarius, Oysho, Zara Home dhe Uterqüe.
Inditex tha për BBC se është duke hartuar një plan për të mbështetur 9 mijë punonjësit e saj me bazë në Rusi.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si “operacion special”. Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë./REL