![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2020/02/Dogana-640x310.jpg)
Dogana konfiskon etiketa të markave të njohura të tekstilit
27.2.2020 - 16:12
Dogana e Kosovës sot ka konfiskuar 6000 mijë etiketa të markave të njohura, të cilat janë tentuar të kontrabandohen për të mundësuar falsifikimin.
Sipas doganës, markat e njohura janë Armani, Zara, Armani Jeans,DSquared, Dolce&Gabana, Tommy Hilfiger.
“Oficerët doganor në Pikëkalimin kufitar Hani i Elezit kanë kapur 6000 etiketa të markave të njohura ARMANI, ZARA, ARMANI JEANS, DSQUARED, DOLCE&GABANA, TOMMY HILFIGER të cilat janë tentuar të kontrabandohen për të mundësuar falsifikimet e ndryshme që potencialisht mund të mashtrojnë konsumatorët potencial. Për rastin është inicuar kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftimin e doganës.