Xhelili: Ky grup negociator është i qëlluar, por duhet të plotësohet

Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili nga grupi parlamentar ka thënë se është kjo një ide e qëlluar për krijimin e këtij ekipi negociator.

“Është mirë që të gjithë janë për dialog dhe po i qasemi dialogut në mënyrë serioze, nuk po du me komentu opozitën, por po du m’i kërku kryeministrit a ka kërku nga opozita emrat, se një listë pa emrat e opozitës është joserioze”, ka thënë Xhelili.

“Munden me shku dy ose tri grupe në bisedime, e kemi përvojën tonë për grupet në Londër që kanë bisedu me krejt po asnjëherë në mes të vete”, ka deklaruar deputeti Xhelili.

Ai ka thënë se ekipi negociator është i qëlluar por duhet të jetë i plotësuar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj propozoi që Fatmir Limaj të jetë kryesues, Enver Hoxhaj zëvendëskryesues, Dardan Gashi anëtar i ekipit, Mahir Jagcilar, anëtar, por do të ketë edhe përfaqësues nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Social Demokrate, Lidhja Demokratike dhe Alternativa.

Kuvendi i Kosovës po mban mbledhjen e nëntë të jashtëzakonshme, ku Qeveria thotë se do të diskutojë për ekipin negociator që do të marrë pjesë në dialogun me Serbinë.

Ndërsa sot edhe opozita në Kuvend do të kërkojë miratimin e një rezolute për të kundërshtuar pjesëmarrjen e presidentit Hashim Thaçi në bisedimet në Bruksel.

Aktualisht në sallë të Kuvendit të Kosovës gjenden 61 deputetë.