Reiner Wieland | Foto: RTV 21

Wieland nuk premton ndonjë datë për liberalizimin

Zëvendëspresidenti i Parlamentin Europian Rainer Weiland, teksa u shpall qytetar nderi në Drenas, nuk premtoi ndonjë datë për liberalizim vizash.

“Unë e kuptoj që njerëzit tuaj ndihen të patrajtuar si duhet. Ju siguroj se atë që kam mundësi ta bëj do ta bëj që të vijmë te një zgjidhje, por nuk mund të premtoj asgjë nëse do të ndodhë shpejt, ose ndonjë datë”, tha Weiland.

Para se t’i thoshte këto fjalë zyrtari europian, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, i kërkoi atij në emër të qytetarëve të kësaj komune që të ndihmojë rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

Wieland tha më tutje se BE-ja më nuk do të pranojë shtete që kanë probleme mes vete.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë vend në Bashkimin Europian, i cili pas anëtarësimit do të fillojë të shkaktojë probleme të reja. Vendet që tash e tutje do të hyjnë në Bashkimin Europian nuk mund të jenë djem të këqinj që do të mund të pengonin hyrjen e vendeve tjera”, porositi Wieland.