Foto: Ilustrim

Vrasje në Tentativë në Gjakovë

Një rast i vrasjes në tentativë është regjistruar mbrëmë në Gjakovë.

Policia ka arrestuar rreth orës 21:40 një person të komunitetit egjiptian pasi që pas një mosmarrëveshjeje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, po ashtu i komunitetit egjiptian.

Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.65mm.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma me një karikator, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 38.1 gramë, një kuti me mbetje të substancës dhe një foli alumini e paketuar për shitje.

Sipas Policisë nuk ka pasur të lënduar në këtë incident.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.