Daniel Serwer - Foto: REL

Serwer: Ka nevojë për një ristrukturim të dialogut Kosovë - Serbi

Daniel Serwer, profesor në universitetin “Johns Hopkins” në diskutimin për të ardhmen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndikimin që mund të ketë nga zgjedhjet në SHBA, por edhe ato të BE-së, u shpreh se nevojitet qajse e re dhe ristrukturim i dialogut.

Serwer madje theksoi se dialogu teknik mes dy vendeve ka qenë më produktiv se ai politik.

Nuk ka alternativë më të mirë se sa një marrëdhënie paqësore dhe shoqërore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në 2011 ishte fillimisht një dialog teknik që qëllim kishte përmirësimin e jetëve në dy vendet, ku u prodhuan shumë marrëveshje dhe shumë prej tyre ende nuk janë implementuar. Në 2013 u vendos të ketë normalizim politik që përfshiu Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i krijuar në këmbim për pjesëmarrje të serbëve në institucione publike. Që prej atëherë është punuar në implementim të marrëveshjeve teknike, por jo në normalizim politik, madje ka regres”, u shpreh Serwer.

“Politika e BE-së dhe SHBA-së ka nevojë për ristrukturim, të ketë më shumë dialog praktik. Kosova nuk do jetë e interesuar për Asociacion deri atëherë kur Serbia ia njeh integritetin territorial”, shtoi tutje ai.

Daniel Serwer theksoi se administrata e Biden-it qartazi ka mbajtur qasje më favorizuese ndaj Beogradit, por që nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket respektimit për integritet territorial në vendet e Ballkanit.

“Trump është ndryshe. Ata luajtën më idenë për ndarje të Kosovës, por nuk do kishte ndarje vetëm të Kosovës, sepse në rrezik do ishin edhe vendet përreth. Biden do ishte shumë më i mirë se Trump për stabilititetin në Ballkan”, shtoi ai.

Serwer theksoi se ka jokoferencë mes diplomatëve lidhur me mënyrën se si e shohin dialogun.

“Arsyeja pse SHBA dhe BE kanë qasje të butë me Serbinë është se duan më shumë shtete të Ballkanit në anën e tyre. Po ashtu, Beogradi ka furnizuar me armë Ukrainën. Politikat e buta nuk kanë funksionuar dhe nuk do funksionojnë, njësoj si me Millosheviqin”, tha më tej Serwer.

Lidhur me raportin aktual ShBA-Kosovë, Serwer tha se “amerikanët nuk  janë mësuar të merren me një Kosovë që udhëhiqet nga dikush që mendon se shteti i tij duhet të trajtohet krejtësisht i pavarur dhe sovran”, theksoi ai.

Serwer madje përmendi edhe bllokimet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës.

“Beogradi ka bllokuar qasjen e Kosovës në organizma ndërkombëtar, ka inicuar largimin e serbëve nga policia, gjykata, bojkot zgjedhjeve.  Serbia ka zgjedhur t’i përkeqësoj gjërat me dhunë, nga kidnapinimi i policëve, sulmi ndaj pjesëtareve të NATO-s, deri tek sulmi terrorist që do përdorej për ndërhyrje ushtarake të Serbisë”, shtoi më tej ai.

Sipas tij, Qeveria e re e Serbisë përshinë përkrahës të pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe “Serbisë së Madhe” që përfshinë edhe Kosovën.

Ai po ashtu theksoi se do donte të shihte më shumë dialog edhe në pjesën që “Serbia po i frikëson serbët në Kosovë që duan t’i bashkëngjiten Policisë apo Forcës së Sigurisë së Kosovës”, shtoi Serwer.

Këto qëndrime Serwer i shprehu në diskutimin me temën “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe SHBA”, në Prishtinë,