Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gjendet e vdekur një 75-vjeçare në banesën e saj në Gjakovë

Një 75-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Viktima u gjet rreth orës 12:25 sot më 18.06.2024, ka konfirmuar Policia e Kosovës për KALLXO.com.

Policia njofton se është duke e hetuar rastin dhe se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.