Petar Petkoviq - Foto: REL/ Zyra për Kosovën
Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë, shkak gjuha provokuese dhe propaganduese
26.6.2024 - 15:10
Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Leutrim Sahiti, më 26.06.2024.
Sipas tij, Petkoviq është ndaluar të hyjë në Kosovë për shkak të deklaratave propaganduese dhe gjuhës provokuese që ka përdorur kundër Kosovës.
“Ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”- ka thënë Sahiti për KALLXO.com
Petkoviqit i është ndaluar hyrja në Kosovë edhe herë të tjera.