Foto, Facebook

Video: Momenti kur protestuesit gjuajnë shishe në drejtim të Policisë

Për dy orë, protestuesit nuk kanë ndaluar dhe janë ende duke u ballafaquar me Policinë e Shtetit.

Deri sa brenda Parlamentit të Shqipërisë po mbahet seancë, jashtë saj protestues të shumtë janë duke u përplasur me Policinë, pasi që protestuesit po tentojnë të thyejnë kordonin policor për t’u futur brenda Parlamentit.

Reporter.al ka publikuar disa video në të cilën shihet se si protestuesit me shishe uji gjuajnë drejt Policisë.

Në anën tjetër Policia vazhdimisht po bën thirrje për të ndaluar dhunën.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi ruani qetësinë. Ndërpritni veprimet e dhunshme”, janë thirrjet e policisë drejtë qytetarëve.