VIDEO: Gabimi i KGJK-së gjatë kompensimit të të burgosurit pa të drejtë

Emisioni i fundit i ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin se si Këshilli Gjyqësor i Kosovës i kishte paguar  mbi 17 mijë euro një personi në kundërshtim me  ligjin.

Jeton Tahiri përmes përfaqësueses ligjore, avokates Hedije Ademi kishte bërë kërkesë për kompensim të dëmit lidhur me qëndrimin në paraburgim pa të drejtë për 8 muaj e 13 ditë.

Sipas ligjit personave të cilët qëndrojnë në paraburgim dhe në fund lirohen nga Gjykata, u takon kompensimi.

Në rastin e Jeton Tahirit, atij i ka takuar kompensimi prej 4 mijë e 405 euro por hulumtimi ynë zbardhë se si  të njëjtit Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka paguar hiq më pak se 21 mijë e 620 euro.

Si ndodhi ky gabim dhe kush janë anëtaret e komisionit që vendosën për këtë kompensim, për më shumë mund të kuptoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm në të cilin mund të ndiqni Emisionin e plotë te ‘Drejtësisë në Kosovë’.