Foto: Kallxo.com

Video Ekskluzive: Arrestimi i pjesëtarit serb të FSK-së, i dyshuar për keqpërdorim seksual të së miturës

Prokuroria Themelore në Gjilan sonte bëri të ditur se një i dyshuar për keqpërdorim seksual të një të mitureje është arrestuar të premten në rajonin e Gjilanit.

KALLXO.com mëson se bëhet fjalë për një të dyshuar nga Parteshi, pjesëtar i komunitetit serb, i cili dyshohet për keqpërdorim seksual të një 15 vjeçareje, pjesëtare e të njëjtit komunitet.

KALLXO.com ka siguruar video dhe fotografi nga momenti kur i arrestuari është sjellë në stacion policor në përcjellje të policisë.

Burime të KALLXO.com bëjnë të ditur se pjesëtari i FSK-së ishte shoqëruar me të miturën nën 16 vjeç i cili e kishte futur në një veturë dhe kishin shkuar në një vend në të cilin i kishte vërejtur xhaxhai i vajzës i cili e kishte rrahur pjesëtarin e FSK-së.

https://kallxo.com/detaje-rreth-arrestimit-te-pjesetarit-te-fsk-se-per-keqperdorim-seksual-te-se-mitures/

“Pjesëtari i FSK-së është paraqitur në stacionin policor të Kllokotit i cili ka hapur rast për sulm nën pretendimet se e kanë sulmuar se është pjesëtar i FSK-së”, thotë burimi.

“Viktima ka dëshmuar rrethanat në të cilat mund të ketë keqpërdorim seksual jo të dhunshëm”, tha burimi.

“Pas intervistimit të së miturës, Prokuroria ka autorizuar arrestimin e pjesëtarit të FSK-së nën dyshimin për keqpërdorim seksual”, shtoi ky burim.

Më herët, Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se sot rreth orës 17:30 ka arrestuar për 48 orë të dyshuarin M.S. pjesëtar i FSK-së, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’.

https://kallxo.com/skandal-i-ri-seksual-me-te-mitur-arrestohet-pjesetari-i-fsk-se/

Tutje në njoftimin e prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar që më 7 shkurt 2019, në fshatin Mogillë, komuna Viti, i dyshuari M.S., pjesëtar i FSK-së, ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 15 vjeçare.

Përpos keqpërdorimit seksual, viktimës i kishte shkaktuar edhe lëndime trupore, andaj edhe për momentin gjendet në Spitalin Regjional në Gjilan, për tretman mjekësor.

“Prokuroria brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftim.