Profesori Hilmi Deda aderon në VV - Foto: Facebook

Vetëvendosjes i bashkohet profesori i pensionuar i biologjisë

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, ka njoftuar se kësaj partie i është bashkuar edhe një anëtar.

Sipas Vitisë, anëtari është profesori i biologjisë, Hilmi Deda.

“Ai është biolog dhe shërbeu rreth 30 vite në arsim deri në pension. Tani ai vazhdon me aktivitetin e tij qytetar dhe nga sot edhe zyrtarisht do të na ndihmojë me dijen dhe përvojën e tij shumë vjeçare”, ka shkruar Vitia në profilin e tij në “Facebook”.