Vetëvendosje publikon datën e protestës

Lideri i Vetëvendosjes ka dhënë datën e protestës së Vetëvendosjes kundër Presidentit Hashim Thaçi.

“29 shtator, ora 14:00 do të ketë protestë paqësore në Prishtinë kundër Thaçit… Ftojë qytetarët të marrin pjesë”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

Lajm i plotësuar…

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar protestë me datën 29 shtator kundër Presidentit Hashim Thaçi për ta udhëhequr dialogun me Serbinë.

Kurti gjatë një konference për media, ka thënë se protestat janë të domosdoshme pasi që sipas tij një popull nuk duhet të nënshtrohet Thaçit.

‘Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE!, më 29 shtator 2018, thërret protestë paqësore e qytetare në Prishtinë, në ora 14:00. Ne i kemi institucionet e shtetit të kapura. Sheshi është institucion në republikë. Pakënaqësia duhet të dalë në shesh. I ftojmë qytetarët e të gjitha moshave e vendbanimeve, anëtarët e të gjitha partive dhe organizatave të bashkohen në protestë. Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, ka thënë Kurti.