Foto: Kuvendi i Kosoves

Veseli i Premton Apostolavas: Do t’i Kryejmë Obligimet Ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim shefen e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, të cilës i premtoi kryerjen e obligimeve ndërkombëtare.

“Kryeparlamentari Veseli theksoi se institucionet e Kosovës do të kryejnë të gjitha obligimet ndërkombëtare dhe do të përmbushin të gjitha kriteret e nevojshme për rrugën euro-atlantike të vendit”, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

Një prej obligimeve ndërkombëtare që e ka marrë Kosova është edhe Gjykata Speciale, ligji i së cilës e cila po rrezikon të shfuqizohet pas nismës nga disa deputetë të Kuvendit që erdhi si pasojë e një peticioni të veteranëve të UÇK-së.

Përveç tjerash në këtë takim, kryetari Veseli e ka njoftuar Apostolovan me punën e deritanishme të Kuvendit të Kosovës.

“Në funksion të kësaj, kryetari Veseli shprehu zotimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë Zyrën e BE-së në Prishtinë dhe të gjithë mekanizmat e tjerë relevantë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Javën e kaluar shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova ka qenë e ftuar në emisionin Jeta në Kosovë ku ka folur për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Ajo kishte deklaruar se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën po bllokohet nga një parit e vogël.

http://kallxo.com/apostolova-interesat-e-nje-partie-te-vogel-po-bllokojne-liberalizimin/

Këtu mund ta ndiqni intervistën e plotë të saj të dhënë për emisionin Jeta në Kosovë.

Albin Kurti dhe Natalia Apostolova