Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli - Foto: Atdhe Mulla

Veseli: Nëse ka luftë, Thaçi ndër të parët që do jepte jetën

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur lidhur me gatishmërinë e Presidentit Hashim Thaçi në një luftë eventuale.

Kjo erdhi pasi Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vëri në pyetje se pse presidenti në median “Euroneë”, kishte thënë se nuk ka qenë në luftë.

Veseli tanimë Kryetar i PDK-së, partisë që dikur e udhëheqte Thaçi, tha se ky i fundit do ta jepte jetën për Kosovën.

“Dashtë zoti kurr mos me pasë luftë në Kosovë po nëse do të ketë jam i sigurtë që unë krah atij do jemi të parët që do shkojmë me  e dhanë jetën”, tha Veseli.

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet lidhur me Projektligjin për Dialogun me Serbinë.