Ilustrim

Vera e Predhave Qorre

Policia në raportin e saj 24 orësh bën të ditur se në dy raste në dy rajone të Kosovës predha të tilla të shkrepura nga armët kanë qëlluar një qytetare dhe kanë rënë në një lokal.

Sipas policisë, një gjilanase ka raportuar dje plagosjen nga një predhë në pjesën e sipërme të krahut, derisa po qëndronte pranë një lokali.

Asaj i është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa policia bën me dije se mjekët kanë konstatuar lëndime të lehta-gërvishtje në krahun e saj.

Edhe në fshatin Baicë të Drenasit një pronar lokali ka raportuar në polici se një predhë e armës  AK 47 ka goditur dyqanin  e tij duke dëmtuar xhamin në kohën kur ai ishte duke punuar aty.

Po dje policia në Rezallë të Skenderajt ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe arrestuar një person nën dyshimin për të shtëna në aheng.

Edhe dje KALLXO.com raportoi për arrestime të tre personave dhe konfiskim të tri armëve për shkak të të shtënave nëpër gëzime.

http://kallxo.com/tre-te-arrestuar-per-te-shtena-ne-ahengje/