Vendimi i Kadri Veselit, liron nga detyra Agim Çekun

Nga sot Agim Çeku nuk do të mbaj më pozitën si zëvendësministr i Mbrojtjes, si pasojë e vendimit të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli që të lirojë nga detyra të gjithë zyrtarët e kësaj partisë që kanë aktakuzë.

Çeku e ka konfirmuar për KALLXO.com së e kaluara tij ka ndikuar që mos t’i përkas më kësaj pozite zyrtare, por ai thotë së ‘jeta vazhdon edhe pa qenë zëvendësministër’.

“Unë jam ushtar dhe vendimet eprore respektohen. Kjo punë është e përfundume nga vendimi i kryetarit të partisë. Refuzoj të jem në etiketat ‘i korruptuar’, ‘abuzues’ së ato nuk kanë të bëjnë me mu, por unë e kam një aktakuzë për veteranët të pakonfirmuar, e kam një të kaluar që s’mundet më ma mohu askush dhe jeta vazhdon edhe pa qenë zëvendësministër”, u shpreh ai.

Agim Çeku akuzohet për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së. Ai ishte deklaruar i pafajshëm. 

KALLXO.com raportoi  para një ore seudhëheqësi i PDK-së, Kadri Veseli ka marrë vendim që të gjithë zyrtarët e partisë që drejton e të cilët kanë aktakuza, do të lirohen nga detyra zyrtare.

Gjithashtu, nder veprat e përmendura është edhe nepotizmi për të cilën është ngritur akuza në rastin Pronto.

Mes tjerash, KALLXO.com raportoi së ministri aktual i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, është njëri nga personat me aktakuzë.

Besim Beqaj është njëri nga të akuzuarit në rastin njohur “Pronto”.

https://kallxo.com/a-do-shkarkohet-besim-beqaj-nga-fshesa-e-kadri-veselit/