Vdes një i Burgosur në Burgun e Dubravës

Sipas këtij shërbimi, i burgosuri B.Th. ka qëndruar në burgun e Dubravës që nga viti 2007, i dënuar me 12 vjet e 6 muaj për veprën penale  të vrasjes.

Për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai më 21 shkurt ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ndërroi jetë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se për rastin në fjalë, janë informuar sipas procedurës, të gjitha instancat përkatëse.