Burgu i Dubravës (Ilustrim)

Një i burgosur largohet nga pavijoni gjysmë i hapur në Dubravë, lëshohet letër rreshtim

I burgosuri K.B i cili ishte i dënuar me tri vite burgim është larguar nga pavijoni gjysmë i hapur i cili gjendet në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se i njëjti është larguar ndërsa është lëshuar edhe një letër rreshtim për të njëjtin si dhe është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

K.B., sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës ka qenë i dënuar me tri vite burgim dhe se do të lirohej në dhjetor të vitit të ardhshëm.

SHKK nuk ka treguar se për çfarë vepre penale ka qenë i dënuar tashmë i larguari.

Ai po kërkohet nga organet e rendit ndërsa siç mëson KALLXO.com, ka nisur edhe një hetim për këtë çështje për të zbardhur rrethanat e largimit të të dënuarit.

Në Qendrën Korrektuese Dubravë i dënuari ka qenë edhe duke punuar ndërsa në pavijoni gjysmë i hapur funksionon ngjashëm sikurse ai në Smrekonicë.

Të burgosurit dhe të dënuarit që janë në këtë pavijon gjysmë të hapur kanë kryesisht privilegje për shkak të sjelljeve të mira.