Foto: Facebook

Vdes aktori Sylejman Lokaj

Ka vdekur aktori dhe regjisori, Sylejman Lokaj. Lajmin për vdekjen e Lokajt e ka dhënë Teatri i qytetit të Gakovës, “Hadi Shehu”.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta ne moshën 85 vjeçare të aktorit doajen, regjisorit dhe autorit te shumë veprave Sylejman Lokaj”, thuhet në postimin e këtij teatri të bërë në profilin e tyre në “Facebook”.

Të dielën, me datë 05.08.2018, në ora 12:00 në teatrin “Hadi Shehu” në Gjakovë do të mbahet mbledhja komemorative. Kurse, prej orës 12:30 në hollin e pallatit të kulturës mbahen homazhe nderimi.