Vdekje dhe Lëndim në Aksidentin e Klinës

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 e 15 minuta të së premtes në Rrugën “Abedin Rexha” të Klinës.

Lajmin për vdekjen dhe lëndimin në këtë aksident i bëri të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës Xhevat Ibraj.

Sipas Ibrajt, pas aksidentit personat e dëmtuar me iniciale M.B dhe F. H,  janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë në gjendje të rëndë, ndërsa  në orët e para të mëngjesit viktima me iniciale F.H,  ka vdekur.

Ibraj tregon se shkaktuesi i dyshuar i aksidentit me inicialet A. K. është ndaluar dhe po hetohet.

I dëmtuari M.B gjendet jashtë rrezikut për jetë