ILUSTRIM

Vazhdon Situata e Rëndë në Teksas, Houston Nën Ujë

Niveli i ujërave në rrugët e kryeqytetit të Teksasit, Houston, ka arritur tashmë lartësinë e shtëpive njëkatëshe, ndërsa ekipet shpëtimtare me barka, kamionë dhe helikopterë po tentojnë të ndihmojnë qytetarët e ngujuar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar se qeveria federale do të ndihmojë Teksasin në rrugën e gjatë të këndelljes, pas dëmeve që shkaktoi uragani historik “Harvey”.

Autoritetet theksuan se deri me tani kanë humbur jetën së paku gjashtë persona, shkruan rtv21.tv.

Zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se rreziku ende nuk ka kaluar dhe se Gjiri i Meksikës sërish mund të përballet me stuhi tropikale.

Uragani “Harvey” është uragani më i fuqishëm që ka goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 2005.

Ai goditi së pari brigjet e Teksasit në natën mes të premtes dhe të shtunës, me erëra me fuqi prej mbi 200 kilometra në orë. /21Media