Pamje pas stuhisë "Maria" në SHBA - Foto: REL/Reuters

Uragani ‘Maria’ ka vrarë 4,600 persona në Porto Riko

Universiteti Harvard ka thënë se uragani “Maria” ka vrarë 4,600 persona në Porto Riko, apo 70 herë më shumë nëse krahasohet me shifrat zyrtare.

Një e treta e këtyre vdekjeve pas stuhisë së shtatorit të vitit të kaluar kanë ndodhur si pasojë e pengesave për qasje në kujdes mjekësor, kanë thënë hulumtuesit.

Sipas rezultateve të intervistave të zhvilluara në Puerto Rico, mortaliteti është rritur për 60 për qind tre muaj pas stuhisë.

Aktualisht numri zyrtar i vdekjeve është 64.

Mirëpo ekspertët kanë thënë se vlerësimi adekuat është komplikuar për shkak të shkatërrimit masiv që ka ndodhur si pasojë e stuhisë. (REL)