Gjykimi për vrasjen në Peqan - Foto: KALLXO.com

Vazhdon gjykimi ndaj gruas që akuzohet se porositi vrasjen e burrit të saj

Gjykimi për vrasjen e rëndë të Abedin Bytyçit në Peqan të Suharekës, ku akuza e ngarkon bashkëshorten si shtytëse e vrasjes pritet të vazhdojë sot.

Vëllezërit Murat e Reshat Ademi, akuzohen se me datë 06.10.2016 rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan të Suharekës, në bashkëkryerje, mizorisht kanë privuar nga jeta Abedin Byqyqin.

Motivi i krimit sipas Prokurorisë ishte bashkëshortja e të ndjerit, Resmije Byqyqi.

Aktakuza i ngarkon edhe Fadil Fetiun për moslajmërim të veprës penale, ndërsa Resmije Bytyqin për shtytje në vrasje.

Sot pritet të vazhdojë të japë mbrojtjen e tij i akuzuari Murat Ademi, i cili do t`i përgjigjet pyetje të prokurorit Genc Nixha e përfaqësuesit të familjes së dëmtuar avokatit Blerim Mazreku.

https://kallxo.com/avokati-kerkon-qe-publiku-te-dije-si-u-vra-abedin-bytyqi/

Kallxo.com ka sjellur ekskluzivisht rrëfimin nga seanca e kaluar ku i akuzuari Murat Ademi është rrëfyerr rreth 5 orë para trupit gjykues për gjithë ngjarjen e ndodhur rreht 3 javë sa ka zgjatur para se të kryhej vrasja.

Ai kishte drejtuar gishtin drejt bashkëshortës së viktimes Resmije Bytyçit, e cila po ashtu është e akuzuar në këtë rast.

Gjatë dhënies së versionit të tij për vrasjen e Abedin Bytyqit familjarët e këtij të fundit nuk i ndalnin lotët, raporton KALLXO.com

https://kallxo.com/rrefehet-i-suharekasit-si-e-planifikoi-gruaja-vrasjen-e-burrit-te-saj/

Vrasjes së Abedin Bytyqit i akuzuari vazhdimisht i referohej me fjalët: “Me krye atë punën”.

Murati tha se nga Fadil Fetiu kishte kërkuar ta gjente një shok që do të merrte përsipër me “kry atë punën”.

Ai kishte thënë se Resmija ishte “e padurueshme”, sepse vazhdimisht po e thërriste në telefon për të pyetur se kur ka me kry Fadili “atë punën”.

https://kallxo.com/plaku-shperthen-ne-lot-ma-vrane-se-ma-vrane-djalin-po-pse-ja-djege-trupin/

Prokuroria në aktakuzë ka sqaruar edhe veprimet konkrete të secilit.

Murat Ademi, sipas aktakuzës, kishte shfrytëzuar situatën kur i ndjeri po kryente disa punime në elektrikë në shtëpinë e Fadil Fetiut.

Aty siç përshkruan aktakuza Murati nën kërcënimin e armës e kishte lidhur viktimën. Pasi e kishte lidhur, Murati e kishte hipur viktimën në veturë dhe e kishte dërguar në një vend ku po priste Reshat Ademi.

Në këtë vend, siç përshkruhet në aktakuzë, dy të akuzuarit e kanë goditur me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit.

Sipas përshkrimit të prokurorisë, të pandehurit nuk ishin mjaftuar me rrahjen kur në mënyrë mizore viktimës ia kishin vënë zjarrin duke i shkaktuar dhimbje deri në shkaktimin e vdekjes.

Të akuzuarit më pas e kishin vendosur viktimën në një gropë dhe e kishin mbuluar me dhe.

Nga të gjitha veprimet prokuroria i akuzon Murat e Reshat Ademin për veprën penale të vrasjes së rëndë, Fadil Fetiun për moslajmërim të veprës penale ndërsa Resmije Bytyqin shtytje në vrasje.

Prokuroria pretendon se ka prova që bashkëshortja ishte shtytësja e vrasjes.

Prokurori përshkruan se e akuzuara Resmije Bytyqi, në kohë të pacaktuar të vitit 2016, në takimet paraprake të cilat i kishte pasur me të akuzuarin Murat Ademi (djalin e xhaxhait) e ka shtyrë këtë të fundit që ta kryejë veprën penale të vrasjes ndaj bashkëshortit të saj Abedin Bytyqi.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, e akuzuara Resmije, gjatë bisedave me të akuzuarin Murat Ademi, kishte deklaruar se bashkëshorti i saj Abedini po e maltretonte e rrahte, duke i cekur se nëse i njëjti nuk ndërmerr ndonjë veprim do të porosisë ndonjë person tjetër për ta vrarë – eliminuar bashkëshortin e saj. I akuzuari Murat, i shtytur nga fjalët e saja së bashku me vëllaun e tij në bashkëkryerje ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta të tani të ndjerit Abedin Bytyqit.