Pamje nga kryeqyteti i Zimbabvesë - Harare - Foto: BBC/Reuters

Ushtria Merr në Dorë Zimbabvenë, Arrestohet Presidenti

Ushtria e Zimbabvesë e ka marrë nën kontroll vendin dhe presidentin Robert Mugabe po e mban në arrest shtëpiak

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Afrikës Jugore, Jacob Zuma.

Siç raporton BBC, në një bisedë telefonike Mugabe i ka thënë Zumas se është mirë.

Ndërkohë, forcat ushtarake po patrullojnë në kryeqytetin e vendit, Harare, dhe pas marrjes nën kontroll të televizionit thanë se kanë në shënjestër “kriminelët”.

Pas këtyre zhvillimeve, ka gjasa që Mugabe të zëvendësohet nga zëvendësi i tij i larguar, Emmerson Mnangagwa, njoftojnë korrespondentët e BBC-së.

Megjithatë, sipas rrjetit britanik të lajmeve nuk është e qartë se kush është duke e udhëhequr këtë veprim ushtarak. /BBC