Filmi kosovar 'Sparks of Light' merr çmim në Zimbabve

Filmi dokumentar “Sparks of Light” me regji nga Burim Haliti dhe producente Ganimete Sava, ka fituar çmimin “Best International Documentary award” (Filmi më i mirë dokumentar në kategorinë ndërkombëtare) në edicionin e 22 të “International Film Festival Zimbabwe 2022”.

Ky festival si më i madhi në vend mbahet prej 22 vjetësh, dhe marrin pjesë shumë vende të botës.

“Filmi dokumentar “Sparks of Light” ka fituar çmimin kryesor në kategorinë e dokumentarëve nga e gjithë bota!”- në njoftimin e “ArtWithout Limit”.

Filmi “Sparks of Light” gjatë tetor është shfaqur edhe në Malmo Suedi – ndërsa do të shfaqet ne Stamboll, në “Turkish World Documentary Film Festival”.

Filmi është realizuar nga “Art Without Limit” nga Prishtina, dhe është mbështetur nga  “Austrian Development Agency” nga Austria.