Topalli: Punëtorët e Kosovës kanë nevojë për sigurim në rast të fatkeqësisë në punë

Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, në seancën e sotme ka hapur temën e vdekjeve të punëtorëve në vendet e punës. Topalli ka kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të t’i kryej detyrat e përcaktuara me ligjin për siguri dhe shëndetin në punë.

“Ky ligj ka nevojë për reforma si dhe ligji i punës”, tha Topalli.

Sipas tij, punëtorët e Kosovës kanë nevojë për sigurimin e fatkeqësisë në punë.

“Ky do të ishte fond i përbashkët i punëdhënësve dhe punëmarrësve dhe do tu siguronte punëtorëve të Kosovës trajtim me dinjitet”, u shpreh Topalli.

Ky fond nuk ekziston, prandaj sipas Topallit duhet të bëhet.