Kuvendi i Kosovës

Seanca për mbylljen e kazinove - Topalli: Jemi tubu kot

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Faton Topalli tha se rreziku për jetë nuk është vendi i krimit.

Ai tha se në këtë seancë janë ‘tubuar’ kot.

“Ky është problemi kryesor i një opozite të fuqishme në numra që prodhon seanca kot, rezoluta kot, kritika kot ,drejtuar qeverisë pa u përpjekë asnjëherë seriozisht për ndryshime pozitive gjatë të qenurit opozitë.

Ai tha se LDK-ja së bashku me depuetët e Albin Kurtit është dashur që ta ftojnë PSD-në jo vetëm për nënshkrime por të uleshin bashkërisht dhe të ndërmerrnim nismë ligjore e cila do të ishte fundamenti i këtij debati.

“Kazinotë nuk janë vende të rrezikshme për jetë për shkak se kanë ndodh kohëve të fundit dy vrasje brenda tyre e ndoshta mund të ndodhin edhe tjera brenda tyre. Propozuesi thotë se ka rrezik që vrasjet të kthehen në fenomen,. Kazinotë janë të rrezikshme për shkak të varfërisë dhe varësisë që mund të shkaktojnë lojërat e fatit. Ky është rreziku kryesor i kazinove dhe lojërave të fatit”, tha Topalli.

Politika më e mirë kundër kriminalitetit, dhunës plaçkitjeve kundër lojërave të fatit sipas Topallit është politika sociale për të cilat ne nuk po bisedojmë sot.

“Unë shoh dy gabime. Debati është huqur fare si shpjegim se thuhet se ka të bëjë me lojëra të fatit por në fakt shtrohet çështja e sigurisë”, tha Topalli.