Top-Aderimet Politike 2016

Kalime të pabesueshme, formim i partive të reja politike, blloqe opozitare, e koalicione të ndryshme kanë ndodhur gjatë vitit që po e lëmë pas.

Katalizatori i këtyre ndryshimeve në politikën kosovare padyshim që ishin 2 marrëveshjet e nënshkruara në gusht të 2015-ës.

Marrëveshja e Asociaciacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, ishin shtyllat kryesore pse në skenën tonë politike i kemi parë këto skenare.

Përderisa koalicioni qeverisës PDK-LDK ishte i bashkuar më shumë se kurrë t’i ratifikonte këto marrëveshje, tri partitë opozitare, LVV, AAK dhe NISMA ishin bërë bashkë për t’i qëndruar përballë kësaj tendence të partive në pushtet, gjë që e bënë me sukses deri tash 16 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjeve.

Krejt këtu nisen edhe lëvizjet. Tri partitë opozitare filluan një bashkëpunim dhe më të ngushtë, duke sinkronizuar çdo veprim të tyre si të përbashkët, madje vetëquheshin blloku/boshti opozitar për më shumë se gjysmë viti.

Trinomi opozitar organizoi protesta të mëdha kundër qeverisë për t’u ndarë përfundimisht para protestës së  26 marsit, e cila u anulua vetëm një ditë përpara se të zhvillohej. Krejt kjo për aspirata politike.

http://kallxo.com/opozita-anulon-protesten/

Përderisa diskutohej më seriozisht se asnjëherë më parë shkuarja në zgjedhje, opozita filloi të mendojë për një listë të përbashkët. “Vetëvendosje” donte kandidatin për Kryeministër nga radhët e saj, ndërsa AAK dhe Nisma dëshironin kandidatin e përhershëm për Kryeministër, Ramush Haradinajn.

Këtu rrugët e partive opozitare u ndanë, ndërsa ndarja shkaktoi kalime nga një parti te tjetra.

Donika Kadaj-Bujupi, njëra prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të Ramush Haradinajt dha dorëheqje nga AAK-ja duke thënë se veprimet e kohëve të fundit e kanë shtyrë të marrë këtë vendim.

Pas protestës së 14 majit, të cilën e organizuan të vetme AAK dhe Nisma, Kadaj-Bujupi iu bashkua Lëvizjes “Vetëvendosje”.

http://kallxo.com/donika-kadaj-bujupi-aderon-ne-vetevendosje/

Prej këtij momenti, tri partitë opozitare që deri atëherë shfrytëzonin gjithë energjinë në kundërshtim të koalicionin qeverisës, nisën një fushatë të ashpër kundër njëri tjetrit.

Vetëvendosje ia mori Nismës së Kosovës shumë degë të saj në disa qytete të Kosovës. Nga Nisma për në Vetëvendosje kaloi edhe Xhevat Bislimi, ish-anëtar i kryesisë së Nismës.

Përveç Kadaj-Bujupit dhe anëtarëve të Nismës, në “Vetëvendosje” aderoi edhe ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Dukagjin Gorani.

Derisa “Vetëvendosje” po merrte nga të tjerët, ajo u befasua kur të pakënaqurit e dikurshëm të saj, Fraksion+, iu bashkuan Kadri Veselit në PDK.

Ajnishahe Halimi, “emblema” dikurshme e “Vetëvendosjes” në Skenderaj, do të vazhdonte aktivitetin politik krahpërkrah me Kadri Veselin, të cilin “Vetëvendosje” e sheh si kundërshtarin më të madh politik.

Përveç Halimit, “Vetëvendosjes” i iku edhe Ilir Deda, njëri prej më të votuarve të kësaj partie. Ai së bashku me kryetaren e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lilën, e cila la partinë e Pacollit, do të krijojnë një subjekt të ri politik, ani pse deri tash ende nuk kanë vepruar.

http://kallxo.com/ilir-deda-le-zyrtarisht-vetevendosjen/

Duke i parë këto lëvizje të shumta brenda një kohë shumë të shkurtër, AAK-ja dhe Nisma vendosën edhe zyrtarisht të “shkrihen” në një koalicion parazgjedhor.

Në anën tjetër, Isa Mustafa ia plotësoi ëndrrën e kahmotshme biznesmenit Ramiz Kelmendi, duke e bërë zëvendëskryeministër. Ai kishte ndërruar plot 3 parti, derisa LDK-ja ia besoi pozitën e numrit 2 të qeverisë.

http://kallxo.com/ramiz-kelmendi-emerohet-zevendes-kryeminister/

Edhe në komuna pati thyerje e bashkime të partive politike.

E freskët është prishja e koalicionit të AKR-së dhe LDK-së në Mitrovicën e Agim Bahtirit.

http://kallxo.com/prishet-koalicioni-akr-ldk-ne-mitrovice/

Mirëpo të nesërmen, kreu i Mitrovicës së Jugut së bashku me sekretarin e “Vetëvendosjes” gjetën pikat e përbashkëta, ani pse në total kanë vetëm 7 asamblistë nga 35 sa ka Kuvendi Komunal i Mitrovicës.

http://kallxo.com/koalicion-akr-lvv-ne-mitrovice/