Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet që pas një mosmarrëveshje ka therur një person tjetër.

Incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:00.

Sipas Policisë, viktima mashkull është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.