Foto: ThinkCreativeFilms/Youtube

Theret me thikë Dj Blunt

Edon Dedi i njohur në Kosovë si “Dj Blunt”, është therë me thikë orët e para të mbrëmjes së sotme si pasojë e një incidenti.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Rreth orës 19:30 policia ka marrë informatën se një person i therë me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK”, tha Borovci për KALLXO.com

Menjëherë pas kësaj, sipas Borovcit, policia ka nisur veprimet e nevojshme hetimore dhe operative.

Ai shtoi se rasti ka ndodhur në Rrugën B në Prishtinë dhe se policia po punon për identifikimin e personave të dyshuar si dhe për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

“Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetë”, tha në fund Borovci për KALLXO.com.