Thatësia në Pejë: Apel për të mos e keqpërdorur ujin

Kompania regjionale Hidrodrini ka apeluar te qytetarët e Pejës që të kenë kujdes me shpenzimin e ujit të pijes.

Hidrodrini përmes një komunikate ka thënë se në regjionin e Pejës për shkak të temperaturave të larta dhe keqpërdorimit ka mungesë të ujit të pijes

“Duke pasur parasysh këto dite mjaft te nxehta dhe festen qe po kalojmë së bashku, në disa lagje të qytetit të Pejës dhe në disa fshatra, sidomos në Vitomericë është paraqitur mungesë e ujit. Fatmirësisht që të dy burimet e ujit kanë ujë të konsiderueshme, kjo mungesë e ujit është si pasojë e shpenzimit të madh dhe keqpërdorimit të ujit. Ju lusim në mënyrën ma njerëzore që ta kurseni ujin e pijes dhe ta ruani, po ashtu ju lusim që ta lajmëroni çdo keqpërdorim që hasni kudo qoftë”, thuhet në komunikatën e Hidrodrinit.