Presidenti Hashim Thaçi gjatë debatit në KDI

Thaçi: Po vështirësohet arritja e marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i mohoi deklarimet se homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq e ka refuzuar takimin me të në Bruksel.

Thaçi shtoi se dialogu u vazhdua me ndërmjetësim të BE-së, pa pjesëmarrjen e delegacionit serb.

Presidenti kosovar pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së Frederica Mogherini, tha se po rritën vështirësitë dhe dallimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çdo takim që po ndodhë, por kuptohen gjithnjë e më tepër se vështirësisë po rriten për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Gjerat po bëhen edhe më të vështira për arsye se mospajtime po thellohen dhe dallime po shfaqen edhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës Mogherini, dallimet e mëdha kanë bërë që të jemi në fazën e reflektimit të vazhdimit të dialogut të mëtejshëm. Janë takime shumë të rënda të vështira, me gjasa teorike për arritjen e  ndonjë marrëveshje”, tha presidenti.

Megjithatë, Thaçi shtoi se dialogu duhet të vazhdojë.

“Pengesat janë shumë të mëdha, dallimet e thella. Rrugëtimi për dialog dhe fqinjësi të mirë, nuk kanë alternativë”, tha ai.

Presidenti tha se janë pajtuar që mospajtimet me Serbinë të lehtësohen në distancë. Thaçi edhe në Bruksel e përsërit idenë e tij që në kuadër të demarkimit të kufirit me Serbinë, do ta paraqesë kërkesën që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

Për vizitën e Vuçiqit në Kosovë, Thaçi tha se do të kërkojnë që të respektohet në total koha sa homologu i tij do të qëndrojë në Kosovë.