Foto: Ilustrim

Tenton Vetëvrasjen me Barna pasi u Rrah nga Burri

Policia ka arrestuar në Gjakovë një burrë të komunitetit rom nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Në shenjë revolte, bashkëshortja ka tentuar të vetëvritet duke përdorur një sasi barnash.

Në raportin e saj të përditshëm Policia nuk ka dhënë detaje rreth arsyes pse burri e ka sulmuar bashkëshorten.

Viktima e këtij akti të dhunës në familje ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës dhe është liruar.

Kurse, i dyshuari, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.