Foto: Ilustrim

Tenton ta Vrasë Shkaku i Mbeturinave

Një mosmarrëveshje e nisur për shkak të hedhjes së mbeturinave ka përfunduar me të shtëna me revole.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00 në Karaçevë të Ulët të Kamenicës.

Pas mosmarrëveshjes rreth disa mbeturinave që i kishte hedhur viktima, i dyshuari ka shtënë me armë në drejtim të tij.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar revolja e tipit “TT”.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.